| Shaqir Hoti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shaqir Hoti |
| Atësia: | Jashar |
| Vendbanimi: | Laç |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Prokurori: | Memisha Stepa |
| Data e Vendimit: | 1952 |
| Gjykatësi: | Rasim Dedja |
| Gjykata: | Gjykata Speciale e Sigurimit të Shtetit |
U arrestua në mënyrë sekrete si anëtar i "Grupit të Rezistencës". Në raportin e datës 14.2.1952 që jep të dhëna për 33 të arrestuar sekret për të thuhet: "Nga Kosova, me banim në Krujë. Më parë xhandar. Ka kryer kurs në Itali. Legalist. Me Grupin e Rezistencës pas lufte, por nuk pranon asgjë". U dënua nga Gjykata Speciale e Sigurimit në moshën 52-vjeçare me 7 vjet heqje lirie.
