| Shahin Doçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shahin Doçi |
| Vendlindja: | Macukull, Burrel |
| Datëlindja: | 1912 |
| Datë Vdekja: | 1947 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Bashkëpunim me Abaz Kupin" |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Vendimi: | Nr. 644 |
| Data Ekzekutimit: | 1947 |
Lindi më 1912, në Macukull, Burrel. Më 8 dhjetor 1993, me vendim nr. 368, Gjykata e Matit vendosi njohjen e faktit që Sh. D. ka "qëndruar në arrati brenda vendit për shkak të përndjekjes, nga 10 dhjetori 1944 deri më 1 shtator 1947. Më 9 gusht 1947, me vendim nr. 644, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "për bashkëpunim me Abaz Kupin", dënuar me vdekje, humbjen e të drejtave civile dhe me punë të detyruar. Më 1 nëntor 1946, Komiteti Ekzekutiv i N/Prefekturës së Burrelit urdhëroi "sekuestrimin e pasunis post-shënueme t’arratisunve kriminel lufte Shahin e Cen Doçi vllazën nga katundi Macukull: nji shtëpi banimi dykatëshe e djegun; 2 dynym tokë të punueshme; 2 dynym livadhe dhe 1 dynym zabel".
Burimi: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2097, 2441-2442, 2501. Gazeta Zyrtare, 20 shkurt 1947, f. 14. Gazeta Zyrtare, 14 maj 1947, f. 3
