Shaban Plaka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Shaban Plaka |
Vendlindja: | Gostimë, Elbasan |
Datëlindja: | 20/4/1918 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1944 |
Akuza: | "Pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar" |
Dënimi: | 30 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 57 |
Data e Vendimit: | 27/6/1945 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Elbasanit |
Data e Lirimit: | 1955 |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 1966 |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 51 |
Data e Vendimit: | 11/2/1966 |
Gjykata: | Gjykata e Qarkut të Elbasanit |
Data e Lirimit: | 1975 |
Pronar i madh. Lindi më 20 prill të vitit 1918, në fshatin Gostimë të Elbasanit. Pjesëmarrës aktiv i organizatës «Balli Kombëtar». U arrestua në vitin 1944 dhe, me vendim nr. 57, datë 27 qershor 1945, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 30 vjet burg të rëndë, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu ul në 20 vjet burg. Më 1949, iu ulën edhe 5 vjet të tjerë. U lirua më 1955, por u arrestua sërish më 1966 dhe, me vendim nr. 51, datë 11 shkurt 1966, Gjykata e Qarkut të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg. U lirua në vitin 1975.