| Shaban Kupi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shaban Kupi |
| Atësia: | Hasan |
| Vendlindja: | Krujë |
| Datëlindja: | 1896 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/4/1942 |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 15/11/1949 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1939 |
| Fundi i Internimit: | 10/5/1963 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Vëllai i Abaz Kupit. Lindi në vitin 1896, në Krujë. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, më 1939, familja e tij u internua në Gjirokastër si kundërshtare e pushtimit (1939-1942). Pas internimit, Shaban Kupi doli në mal. Me vendosjen e regjimit komunist, ai doli sërish në mal, deri më 15 nëntor 1949. U burgos prej 1 prillit të vitit 1942 deri më 15 nëntor 1949. Pas lirimit u internua në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 3 janarit të vitit 1951 deri më 10 maj 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 387
