Servet Ogreni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Servet Ogreni |
Atësia: | Hysen |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 1935 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 4/1958 |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Prokurori: | Tase Koroveshi |
Vendimi: | nr.75 |
Data e Vendimit: | 25/7/1958 |
Gjykatësi: | Mit’hat Goskova |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
Data e Lirimit: | 25/8/1967 |
Më 24.4.1958, vëllezërit dhe motrat nga Floqi i Korçës, Bilbil, Servet, Bajame e Skënderije dhe Naxhi Muharremi iu drejtuan kufirit, për t'u arratisur.
Serveti dhe Bajamja sapo mbërritën në vendin e quajtur burimet e Floqit, u kapën nga organet e Sigurimit dhe u mbajtën në vend. Kur mbërriti Bilbili, i cili shoqërohej nga Naxhiu, e pa veten të rrethuar. Bilbili nuk pranoi të dorëzohej dhe u vra nga forcat e Sigurimit dhe të Kufirit.
Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Korçë, e drejtuar nga kolonel Mit’hat Goskova, me pjesëmarrjen e prokurorit major Tase Koroveshi, me vendimin nr.75, datë 25.7.1958, i deklaroi fajtorë dhe e dënoi si vijon Servetin:
-Servet Hysen Ogreni, i vitlindjes 1935, nga Floqi i Korçës, me 15 vjet burgim, konfiskim të pasurisë, heqjen e dekoratës së punës dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 2 vjet.
U la në fuqi me vendimin nr.91, datë 10.9.1958 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë.
U lirua nga burgu më 25.8.1967.