| Serjan Mati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Serjan Mati |
| Vendlindja: | Lazarat , Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1895 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 19/11/1956 |
| Akuza: | "Krim e tradhëti ndaj atdheut në formën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit, moskallëzim krimi kundër shtetit dhe popullit" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 2 |
| Data e Vendimit: | 19/11/1956 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 1971 |
Lindi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, në vitin 1895. U arrestua më 19 tetor 1956, dhe me vendim nr. 2, datë 16 janar 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit" dhe për "moskallëzim krimi kundër shtetit dhe popullit", dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfisikimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me vendim të Gjykatës së Lartë u bë ndryshimi i vendimit të mësipërm, duke e dënuar përfundimisht me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 242
