| Selman Blloshmi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Selman Blloshmi |
| Atësia: | Sami |
| Vendlindja: | Bërzeshtë, Librazhd |
| Datëlindja: | 1954 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 27/7/1977 |
| Fundi i Internimit: | 1987 |
| Vendimi: | Nr.10 Datë 14.7.1977 |
I biri i Sami dhe Nadire Blloshmit dhe vëllai i Vilson Blloshmit. Pas dënimit të vëllezërve të tij, Vilson dhe Bedri Blloshmit, u internua familjarisht në fshatin Polis-Qendër të Librazhdit.
U internuan më 27 korrik 1977 dhe u liruan në gusht 1987.
Në një vendim të Komisionit të Internimit dhe Dëbimit të vitit 1982, vendoset zgjatja e masës së internimit të gjithë familjes Blloshmi me 5 vjet kohë. Ndër motivet përmendej se për Selmanin kishin dalë të dhëna që zhvillonte agjitacion dhe propagandë dhe se kishte dyshime se kishte edhe tendencën e arratisjejes.
Në internim, i lindi një fëmijë.
Burimi: Saga e Blloshmeve nen terrorin komunist, Bedri Blloshmi, ISKK
