Selman Allamani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Selman Allamani |
Vendlindja: | Kurdari , Mat |
Vendbanimi: | Mat |
Datëlindja: | 1900 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 27/7/1945 |
Dënimi: | 2 vjet Burg |
Vendimi: | 1 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 1900, në fshatin Kurdari të Matit. U arrestua më 27 korrik 1945, pak kohë pas pushkatimit të të vëllezërve, Isuf dhe Dylejman Allamanit . Më 1 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me dy vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e dënimit. U lirua më 16 shtator 1946.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 671