Selim Xhakja | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Selim Xhakja |
Atësia: | Maliq |
Vendlindja: | Mirovac, Podujevë, Kosovë |
Datëlindja: | 1925 |
Profesioni: | makinist |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 28/6/1961 |
Dënimi: | 18 vjet Burg |
Prokurori: | Asaf Kondi |
Vendimi: | Nr.8 |
Data e Vendimit: | 21/9/1961 |
Gjykatësi: | Faik Minarolli |
Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 13/7/1976 |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | nr.291 |
Data e Vendimit: | 5/11/1976 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Fier |
Selim Maliq Xhakja u lind në vitin 1925 në Mirovcë të Podujevës, banues në Prishtinë, me profesion makinist, i martuar me dy fëmijë, shtresë e mesme. Erdhi në Shqipëri më 16.12.1960.
Selimi u dënua tri herë. Herën e parë u arrestua më 28.6.1961. U akuzua në bazë të nenit 65 të Kodit Penal. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, i drejtuar nga kolonel Faik Minarolli, me pjesëmarrjen e prokurorit nënkolonel Asaf Kondi, me vendimin nr.8, datë 21.9.1961, e deklaroi, fajtor dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie.
Herën e dytë u arrestua më 13.7.1976 duke vuajtur dënimin në Repartin nr.309 Ballsh. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal. Në proces për të thuhej se gjoja deklaronte se ishte “dërguar nga UDB-ja”, se ushtronte veprimtari nëpërmjet letrave që shkruante, etj, duke dalë qartë se çdo gjë ishte me karakter formal vetëm për ta dënuar. Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.291, datë 5.11.1976, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.
Herën e tretë u arrestua më 24.9.1981 po në Repartin nr.309 Ballsh. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal. U dënua me 13 vjet heqje lirie. U lirua më 13.1.1986. Përfundimisht vuajti 24 vjet e gjysmë heqje lirie.