| Selim Metaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Selim Metaj |
| Vendlindja: | Kuqar, Fier |
| Vendbanimi: | Zharrëz, Fier |
| Datëlindja: | 1905 |
| Datë Vdekja: | 6/12/1981 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/11/1944 |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Prokurori: | Nusret Osmënaj |
| Vendimi: | nr.103/119 |
| Gjykatësi: | Myftar Nexhipi |
| Gjykata: | Këshilli Gjyqësor Ushtarak Fier |
| Data e Lirimit: | 24/8/1949 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 2/5/1980 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Prokurori: | Nebi Shkëmbi |
| Vendimi: | nr.79 |
| Data e Vendimit: | 9/4/1981 |
| Gjykatësi: | Fehmi Abdiu |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e Rrethit Fier |
Lindi më 1905, në Kuqar të Fierit. Me vendim nr. 103/119, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: "ka qenë pjesëtar i Organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka udhëhequr operacione dhe ka marrë pjesë në luftime kundër Ushtrisë Nacional-çlirimtare etj." dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 2 maj 1980, pasi i falsifikuan vitin e lindjes duke ia ulur me 13 vjet, pasi ishte 75 vjeç kur e arrestuan. Me vendim nr. 79, datë 9 prill 1981, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirire, si dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq më 6 dhjetor 1981, në kampin 309.
