Selfo Arshi Dajlani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Selfo Arshi Dajlani |
Vendlindja: | Kaninë,Vlorë |
Gjyqi | |
Akuza: | “Kriminel lufte dhe sabotator i pushtetit“ |
Vendimi: | nr. 7,15 janar 1947 Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër, Vlorë |
Lindi në Kaninë të Vlorës. U dënua si «kriminel lufte dhe sabotator i pushtetit». Më 15 janar 1947, me vendim nr. 7, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër, Vlorë, i sekuestroi pasurinë e sipas inventarit pranë Zyrës Pasurisë së Shtetit: «pasuni e palujtëshme: 1 shtëpi 8 dhomash, një kocek misri dhe 1 katua kafshe, ndodhen në katundin Goricë; në Vlorë dhe në lagjen Muradije 1 shtëpi 2 katesh, një kafene me dy të ndara».
Burimi: Gazeta Zyrtare, 14 shkurt 1947, f. 5.