Shkrimtare.Lindi në vitin 1918, në qytetin e Gjirokastrës. Pasi kreu shkollën unike, vazhdoi mësimet për dy vjet në Liceun e Gjirokastrës. Pas mbylljes së liceut, mesimet e mesme i përfundoi në Gjimnazin e Tiranës. Që në gjimnaz (1935) botoi poezitë dhe tregimet e para në shtypin e kohës me pseudonimin «Kolombia». Gjatë kësaj periudhe u njoh dhe përqafoi idetë komuniste, nëpërmjet mikut të saj Zef Malës , kryetarit të Grupit Komunist të Shkodrës, dhe u pranua si anëtare e këtij grupi. Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1938, fitoi një të drejtë studimi për në fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Firences. Në prill të vitit 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, së bashku me disa studentë të tjerë shqiptarë, i braktisi studimet në mënyrë demonstrative. Dhe kështu, aty nga fillimi i vitit 1940, u kthye në Shqipëri, ku u rilidh me grupet komuniste. Më 23 mars të vitit 1946, bashkë me të shoqin, u përjashtuan nga partia si «elementë antiparti». Të mbikqyrur vazhdimisht, ata u vetëizoluan. Më 17 janar 1947 u internuan në Gusmar të Kurveleshit. Pas prishjes me jugosllavët (1949), iu hoq masa e internimit. I dërguan fillimisht në Elbasan dhe më pas në Tiranë. Prej këtu i qarkulluan në Kuçovë. U internuan sërish më 1966, bashkë me të bijat, Sashenkën (lindur më 1944) dhe Merin (lindur më 1951), në Gradishtë të Lushnjës. Po atë vit u përjashtua edhe nga Lidhja e Shkrimtarëve. U rikthyen në Tiranë në vitin 1971 dhe në atë kohë Selfixheja u mbyll në shtëpi, kurse Xhemali punoi për disa kohë në Kinostudjo si administrator. Më vonë u hoq që andej dhe u dërgua në Fer-mën Bujqësore «Gjergj Dimitrov». Vdiq në gusht të vitit 2003.

 

 

 

 

Burimi: Dashnor Kaloçi, Si u persekutuan intelektualët, Xhemal e Selfixhe Broja, në “Gazeta shqiptare”, 26 shkurt 2002.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.