| Selaudin Mulla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Selaudin Mulla |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1929 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje në një shtet armik, bashkëpunim me diversantë" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 106 |
| Data e Vendimit: | 14/7/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Territoriale e Korçës |
| Data e Lirimit: | 26/12/1957 |
Lindi më 1929, në Korçë. U arrestua më 18 prill 1951. Me vendim nr. 106, datë 14 korrik 1951, Gjykata Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje në një shtet armik" dhe "bashkëpunim me diversantë" dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U lirua me kusht, më 26 dhjetor të vitit 1957.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 403
