| Selam Lutaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Selam Lutaj |
| Vendlindja: | Hekal , Fier |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik të popullit dhe kriminel lufte, që ka dezertuar nga radhët e ushtrisë Nac. Çl." |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 129 |
| Data e Vendimit: | 9/10/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Fierit |
Lindi më 1920, në Hekal të Fierit. Më 9 tetor 1945, me vendim nr. 129, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit dhe kriminel lufte, që ka dezertuar nga radhët e ushtrisë Nac. Çl." dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike. Me dekret, dënimi iu kthye në 20 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 128
