Lindi në Tiranë, më 13 nëntor të vitit 1908. U arrestua më 17 prill 1945, dhe më 3 dhjetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se "ka mbajtur qëndrim armiqësor kundra pushtetit popullor" dhe e dënoi më 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1953, dhe më 18 qershor të po atij viti Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "veprimtari armiqësore karshi pushtetit popullor" dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë (pjesën e tij). Me Dekret nr. 3825, datë 6. 4. 1964, iu falën 2 vjet nga dënimi dhe më 25 prill 1965 u lirua nga burgu për plotësim kohe.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 130-131
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.