| Seit Albrahimi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Seit Albrahimi |
| Vendlindja: | Lunik , Librazhd |
| Datëlindja: | 12/2/1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krim kundër shtetit, agjitacion e propagande° |
| Dënimi: | 27 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 25/3/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Lindi më 12 shkurt të vitit 1916, në fshatin Lunik të Librazhdit. Më 25 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për "krime kundër shtetit" dhe e dënoi me dy vjet burg. U arrestua sërish më 1977, dhe më 6 mars të po atij viti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Librazhdit e deklaroi fajtor për "krimet e sabotimit dhe agjitacionit e propagandës" dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë (dënim i kombinuar).
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 571
