Sefer Meçe | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sefer Meçe |
Vendlindja: | Gostivisht, Kolonjë |
Vendbanimi: | Kolonjë |
Datëlindja: | 15/5/1925 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Dezertim nga Lufta Nacional-Çlirimtare, bashkëpunim me Ballin Kombëtar" |
Dënimi: | 18 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 3 |
Data e Vendimit: | 20/7/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Kolonjë |
Data e Lirimit: | 17/7/1961 |
Lindi më 15 maj 1925, në Gostivisht të Kolonjës. Me vendim nr. 3, datë 20 korrik 1945, Gjykata Ushtarake Kolonjë e deklaroi fajtor për "dezertim nga Lufta Nacional-Çlirimtare" dhe "bashkëpunim me Ballin Kombëtar" dhe e dënoi me 101 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 18 vjet burg. U lirua më 17 korrik të vitit 1961.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 258