| Sefedin Milla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sefedin Milla |
| Vendlindja: | Burgajet |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Sabotator i pushtetit" |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 285 |
| Data e Vendimit: | 21/8/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Lindi në Burgajet, në vitin 1916. Me vendim nr. 285, datë 21 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor si "sabotator të pushtetit" dhe e dënoi me 30 vjet burgim, humbjen e të drejtës civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016),348
