| Sebastian Gjeka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sebastian Gjeka |
| Vendlindja: | Gjakovë, Kosovë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1914 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/2/1951 |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.238 |
| Data e Vendimit: | 21/8/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 15/5/1961 |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 22/8/1961 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
U lind në Gjakovë. Në vitin 1930 mbaroi gjimnazin në vendlindje dhe për shkak të vështirësive ekonomike, arratiset drejt Shqipërisë. Studioi në Shkodër deri në vitin 1934. Vitin shkollor 1934-1935 e kreu në gjimnazin e shtetit në Tiranë. Në vitin 1936, u emërua në seksionin e statistikave në Ministrinë e Ekonomisë. Në vitin 1939 bashk ëme nëpunësit e tjerë të kësaj kategorie kaloi në Drejtorinë e Përgjitshme të Statistikave në Kryeministri. Punoi deri në tetor 1944, kur u dërgua në komandën partizane në Priskë. Më 1945-46 ishte përgjegjës i statistikës në Komitetin Ekzekutiv të Prefekturës së Gjirokastrës. Në vitin 1946, punoi në NISH Elektriku Tiranë. U pushua për qëndrim jo të mirë politik me urdhër të Kryeministrisë. Në vitin 1948, filloi punë për disa muaj në hidrocentralin e Selitës.
I dënuar dy herë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Herën e parë ishte në listat e arrestimeve të shkurtit 1951, kur pas hedhjes së dinamitit në oborrin e Legatës Sovjetike u bënë arrestime masive në Tiranë. U dënua me 3 vjet heqje lirie.
Disa vjet pas mbarimit të dënimit të parë, u dënua sërish. U përpoq të arratisej nga Shqipëria së bashku me disa shokë, por u kapën më 15 maj 1961.
