| Sante Gemelli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sante Gemelli |
| Vendlindja: | Mesina |
| Datëlindja: | 1897 |
| Datë Vdekja: | 21/6/1966 |
| Vënd Vdekja: | Plaeromo, Itali |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 18/2/ |
| Dënimi: | 20 ditë Burg |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu nr.4 Shkodër (më vonë Reparti 315) - |
| Burgu: | Burgu i madh i Tiranës |
Klerik katolik, epror i misionit orionin në Shqipëri, themeluar prej tij më 1936.Lindi në Mesina, në vitin 1897. Nga viti 1941 deri në janar 1945 drejtoi jetimoren e vendosur pranë Seminarit Papnor në Shkodër. U përpoq të ngjitej në një anije në Durrës me rregulltarët e tjerë të huaj, por më 18 shkurt u arrestua dhe u transferua në burgun e Shkodrës. Prej këtu u dërgua në burgun e Tiranës. Pas ndonja njëzetë ditësh, më në fund u lirua me dorëzani, dhe aty nga gjysma e marsit të atij viti, u riatdhesua në Itali. Vdiq në Palermo, më 21 qershor të vitit 1966, në moshën 68 vjeçare.
Burimi: Gjak në Shqipninë e kuqe, në «Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste: Shkodër 1945-1946», Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve “Ylber”, Shkodër, 2008, F. 138, shënimi.
