| Sanije Kapo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sanije Kapo |
| Atësia: | Shaqir |
| Vendlindja: | Kuç, Korçë |
| Vendbanimi: | Fier |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 5/06/1951 |
| Fundi i Internimit: | 30/11/1991 |
| Akuza: | "Çështje politike" |
Lindi në Kuç, Korçë. Është internuar dhe dëbuar "për çështje politike". Me vendim nr. 15, më 13 gusht 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internim, dëbimit nga Korça në Fier, prej 5 qershor 1951 deri më 30 nëntor 1991. Pesë vjet kanë qenë internim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 157
