| Sami Sulstarova | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sami Sulstarova |
| Atësia: | Ahmet |
| Vendbanimi: | Pogradec, Tiranë |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
U lind në vitin 1907. U diplomua në vitin 1926 në Shkollën Teknike Amerikane, tek e cila shërbeu më vonë edhe si profesor. Punoi edhe si nëpunës (përkthyes), pranë UNRRA-s (United Nations Relief and Rehabilitation Administration-Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje).
Ishte një nga personat që u arrestua nga regjimi komunist pas largimit të misionit amerikan nga Shqipëria dhe vdiq në hetuesi nga torturat.
Ngaqë dosjet e personat që vdisnin në hetuesi, pa dalë të gjyq, nuk ruheshin, të dhënat rreth tij janë të pakta. Sipas një letre të kapur nga kontrolli postar thuhej se Ahmeti “kishte vrarë veten burg”. Ndërsa sipas një burimi tjetër, thuhej se ka vdekur nga plagët e marra në spital më 15.1.1947.
Pjetër Pepa në librin "Dosja e diktaturës", botim i ISKK, në pjesën kushtuar martirëve të shkollës së Harry Fultz-it, shkruan: Sami Sulstarova, nga Pogradeci. Emërohet në Normalen e Elbasanit (1927) si mësues i edukimit fizik dhe bojskautizmit. Më 1929 është profesor i vizatimit teknik në Shkollën Teknike të Tiranës. Më 7 gusht 1929 përfaqëson Shqipërinë në mitingun ndërkombëtar të bojskautizmit. Në vitin 1929 pranohet në Institutin Politeknik të Londrës që e ndërpret për arsye familjare për t’u kthyer në Pogradec si mësues…Mbas Çlirimit, si zotërues i mirë i gjuhës angleze emërohet nga kryeministria në UNRRA ku punon deri në vitin 1946. Në mesnatën e 31 dhjetorit 1946, arrestohet dhe zhduket pa iu ditur as varri.
