| Sami Panariti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sami Panariti |
| Atësia: | Lico |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1923 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 1073 |
| Data e Vendimit: | 25/6/1953 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 1923, në Korçë. U arsimua jashtë Shqipërisë, në Itali. Rridhte nga një familje e pasur. I ati ishte emigrant në SHBA dhe me të ardhurat e fituara nga puna atje, ndërtoi një vilë në qendër të Korçës, e cila pas sekuestrimit, u përdor si shtëpi nga kryetari i Komitetit Qendror të rrethit.
Më 25 qershor 1953, me vendim nr. 1073, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «vënie në shërbim të agjenturës së huaj dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Samiu vdes në moshën 53-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, por la pas një vajzë të vogël 2-vjeçare. Ato pak vite pas burgut i kaloi bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e porsalindur në një depo ku komunalja e qytetit linte veglat (sot, ndërmarrja e pastrim-gjelbërimit).
