| Sami Ahmeti (Liçolli) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sami Ahmeti (Liçolli) |
| Atësia: | Femi |
| Vendlindja: | Kuç të Zi, Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1922 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me varje |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me varje |
| Gjykata: | Gjykata e Korçës |
| Vendimi: | Nr. 73 |
Lindi më 1922, në Kuç të Zi të Korçës.
Më 27 korrik 1954, me vendim nr. 73, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut duke u arratisur në një shtet armik dhe vënie në shërbim të agjitaturës së huaj" dhe e dënoi me vdekje në litar dhe konfiskim të pasurisë.
Sipas vëllait të tij të vogël, Fehim Ahmeti, Samiu fillimisht u arrestua, bashkë me të vëllezërit, për një sherr banal dhe më pas i akuzuan se kishin qenë pjesë e Ballit Kombëtar, duke qenë që daja i tyre kish qenë drejtues i çetës së Ballit, për Devollin. Sipas dëshmisë së Fehimit, i cili mban emrin e të atit (i shkruar edhe Femi), Samiu, rreth vitit 1947, u dënua me 3 vite burg dhe u dërgua në kampin e Kamzës. Nga aty, ai u arratis për në Jugosllavi. Hyri 2-3 herë në Shqipëri, por herën e katërt, në vitin 1954, u kap dhe u dënua.
Në këtë proces, edhe Fehimi u dënua me 15 vite burg, me akuzën se ishte takuar me diversantët. Dy vëllezërit e tjerë u arratisën. Familja u internua.
