| Sami Kupi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sami Kupi |
| Atësia: | Shaban |
| Vendlindja: | Krujë |
| Datëlindja: | 1927 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik të popullit, si nipi i Abaz Kupit dhe i biri i B. Kupit, ka qenë i frymëzuar me ndjenja anti pushtetit popullor, ka marrë vendime për atentate kundër njerëzve të frontit" |
| Dënimi: | 7 vjet vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 320 |
| Data e Vendimit: | 2/8/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Beratit |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 77 |
| Data e Vendimit: | 27/7/1981 |
| Gjykata: | Gjykata e Krujës |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1959 |
| Fundi i Internimit: | 1964 |
Lindi në vitin 1927, në Krujë. Më 2 gusht 1946, me vendim nr. 320, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «armik të popullit», se «si nipi i Abaz Kupit dhe i biri i B. Kupit, ka qenë i frymëzuar me ndjenja anti pushtetit popullor, ka marrë vendime për atentate kundër njerëzve të frontit», dhe e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar. Me dekret dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, u internua në Gjazë të Lushnjës. Më 27 korrik 1981, me vendim nr. 77, Gjykata e Krujë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 386
