| Sami Çeribashi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sami Çeribashi |
| Atësia: | Kasem |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1887 |
| Profesioni: | Tregtar |
| Datë Vdekja: | 3/7/1946 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 3/7/1946 |
Sami Çeribashi (shkruhet dhe Qeribashi) ishte ndër figurat kryesore të opozitës shqiptare të pasluftës, i paimplikuar me regjimin komunist dhe as me regjimet fashiste gjatë luftës. U arrestua më 10 janar 1946. I martuar me 5 fëmijë, me arsim të mesëm, tregtar, sipas studiuesit Kastriot Dervishi, ai u pyet në zyrat e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në Tiranë (shtëpia e Ali Qorraliut) nga Misto Treska, Avram Koja dhe Vangjo Mitrojorgji. U torturua në mënyrë të tmerrshme. Më 2 korrik 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake i dha vendimin me vdekje ku u pushkatua më 3 korrik 1946, në prani të prokurorit Nevzat Haznedari.
Burimi: Nga arkiva
