Salvator Shyti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Salvator Shyti |
Atësia: | Gjon |
Vendbanimi: | Shkodër |
Internimi | |
Data e Internimit: | 31/12/1949 |
Fundi i Internimit: | 31/12/1951 |
Lloji i Kampit: | Kampe perqendrimi me tela me gjemba |
Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës |
I biri i patriotit të Rilindjes Kombëtare, Gjon Shyti Jubani që u cilësua armik gjatë regjimit komunist. I ati ndërroi jetë kur ai ishte ende shumë i vogël. Në vitin 1948, familjes iu mohua pensioni që përfitonte si familje patrioti. Salvatori ishte 7 vjeç, kur bashkë me të ëmën, vëllezërit dhe motrën i internuan për dy vjet në kampin e Tepelenës, nga viti 1949-1951. Shkak u bë edhe arratisja e vëllait të madh, Ndocit, para se të vendosej regjimi komunist, i cili kishte qenë polic në kohën e Mbretërisë dhe kishte mbajtur qëndrim antikomunist gjatë Luftës.
Pasi u kthye në Shkodër, nisi punë si çirak që në moshën 10 vjeç.