Me vendim nr. 238, 23 maj 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "krime kundër shtetit", dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 174, 12 dhjetor 1956, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë, për "tradhëti ndaj atdheut të mbetur në përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit", me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 320, 14 shtator 1963, u dënua me 1 vit burg dhe, në bazë të nenit 181 të Kodit Penal dhe me bashkimin e dënimeve, u dënua me 11 vjet, 6 muaj burg e 27 ditë burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 76
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.