Sali Llani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sali Llani |
Vendlindja: | Derjan, Mat |
Datë Vdekja: | 1947 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ndër të parët oficerë shqiptarë të diplomuar në Akademitë ushtarake të Italisë, me gradën kapiten. Shërbeu në ushtrinë e Monarkisë Shqiptare. Gjatë luftës, shquhet si pjesëmarrës e drejtues i njërës prej çetave vullnetare matjane me mbështetje kryesore në zonat e Batrës, Gurrës, Frankthit, Burrelit.
Pas çlirimit të Matit dhe me ardhjen në pushtet të PPSH, Llani u burgos dhe më pas u pushkatua nga sistemi bashkë me pjesëmarrës të tjerë në betejën e Macukullit që matjanët organizuan kundër komunistëve në korrik 1944.