| Sali Kashari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sali Kashari |
| Vendlindja: | Kashar, Lushnje |
| Datëlindja: | 1905 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 17/12/1949 |
| Akuza: | "Rrahje të Marshallit të Sigurimit" |
| Dënimi: | 1 vit Burg |
| Data e Vendimit: | 21/09/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1960 |
| Akuza: | "Fyerje të përfaqësuesve të pushtetit" |
| Dënimi: | 6 muaj Burg |
| Vendimi: | Nr. 122 |
| Data e Vendimit: | 2/11/1960 |
| Gjykata: | Gjykata Popullore Lushnje |
Lindi më 1905, në Kashar, Lushnje. Arrestuar më 17 dhjetor 1949. Më 21 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi "për rrahje të Marshallit të Sigurimit", me një vit burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtës elektorale për një vit, dhe konfiskimin e pasurisë. Më 1960, u arrestuar përsëri. Më 2 nëntor 1960, me vendim nr. 122, Gjykata Popullore Lushnje e dënoi "për fyerje të përfaqësuesve të pushtetit" me 6 muaj burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 194
