| Sali Kasa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sali Kasa |
| Atësia: | Isuf |
| Vendlindja: | Polis, Librazhd |
| Datëlindja: | 1919 |
| Datë Vdekja: | 1949 |
| Vënd Vdekja: | Bënçë, Tepelenë |
| Rrethanat e Vdekjes: | Kamp Perqendrimi |
Vëllai i Rexhep Kasës, i vrarë nga forcat e Sigurimit. Bashkë me prindërit dhe familjarët e tjerë internohen në kampin famëkeq të Bënçës, Tepelenë. E punësuan në skuadrën e hapjeve të varreve. Vritet nga ushtari rojë. Varroset në varrin që kishte hapur vetë. Sot e kësaj dite nuk dihet ku janë eshtrat e tij.
