| Sali Guri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sali Guri |
| Atësia: | Naim |
| Vendlindja: | Këlcyrë |
| Vendbanimi: | Këlcyrë |
| Datë Vdekja: | 14/5/1948 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në një organizatë tradhtare që kishte si qëllim rrëzimin e pushtetit popullor, vënie në shërbim të Sillogut Grek, dhënie e informatave sekrete dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit" |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
| Vendimi: | Nr.445 |
| Data Ekzekutimit: | 14/5/1948 |
Lindi në vitin 1883 ose 1886, në Këlcyrë. U arrestua më 4 shtator 1947. Më 17 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në një organizatë tradhtare që kishte si qëllim rrëzimin e pushtetit popullor, vënie në shërbim të Sillogut Grek, dhënie e informatave sekrete dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit", dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U pushkatua më 14 maj të vitit 1948.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 641/1-642
