| Saide Pepa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Saide Pepa |
| Internimi | |
| Lloji i Kampit: | Kampe perqendrimi me tela me gjemba |
| Vendi i internimit: | Kampi i Krujës |
Sipas dëshmisë së Fatos Zdravës, një nga fëmijët e internuar në Kampin e Krujës, në vitet 1945-1948, gjatë kohës që ai ishte atje, në kamp erdhi familja e Adem Pepës nga Kosova e Vogël e Lushnjës, e përbërë nga Saideja, Sherifi dhe Besiri. Arsyeja pse i dërguan aty ishte largimi nga Shqipëria i djalit të familjes, Xhevitit.
Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi VII, intervistuese Luljeta Lleshanaku, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2021
