| Sadik Dakoli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sadik Dakoli |
| Vendlindja: | Durrës |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 1883 |
| Datë Vdekja: | 29/06/1951 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 29/06/1951 |
Lindi më 1883 në Durrës. Ishte një nga biznesmenët më të suksesshëm të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Familja e tij, mbështeste çdo muaj me të ardhura shkollën e parë shqipe të Elbasanit. U arrestua për motive politike. Vuajti në burgjet e Durrësit dhe Bedenit dhe ndërroi jetë i helmuar. Bashkëshortja me katër fëmijët u nxor në rrugë dhe e gjithë pasuria iu sekuestrua.
Ende nuk dihet ku i ka eshtrat.
Burimi: AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 925
