Sabri Mehmuda | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sabri Mehmuda |
Vendlindja: | Pojan, Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 15/4/1932 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 90 |
Data e Vendimit: | 19/9/1979 |
Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Tiranës |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Moskallëzim të një krimi kundër shtetit" |
Dënimi: | 3 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 6 |
Data e Vendimit: | 16/1/1984 |
Gjykata: | Pleniumit të Gjykatës së Lartë |
Lindi në Pojan të Korçës, më 15 prill 1932. Me vendim nr. 90, datë 19 shtator 1979, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit" dhe e dënoi me 8 vjet burg, si dhe heqjen e dekoratave. Me vendim nr. 6, datë 16 janar 1984, të Pleniumit të Gjykatës së Lartë, u vendos ndryshimi i cilësimit ligjor të veprës, duke e deklaruar fajtor për "moskallëzim të një krimi kundër shtetit", dhe përfundimisht u dënua me 3 vjet heqje lirie
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 265