| Sabri Cara | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sabri Cara |
| Atësia: | Musa |
| Vendlindja: | Kavajë |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 2/5/1935 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandër». |
| Dënimi: | 8 Vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 29/3/1972 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Fierit |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - |
Lindi më 2 maj të vitit 1935 në Kavajë. Më 29 mars 1972, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. E kreu dënimin në burgun e Spaçit.
Ishte i biri i një të arratisuri në Australi. Pesë vjet para tij, kishin dënuar me 15 vjet heqje lirie për motive politike edhe një nga vëllezërit, Bardhi Carën.
Pas dënimit të Sabriut, e gjitha familja u internua.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 286.
Burimi: Te falesh...Fisi i vjeter kavajas Cara, Sofika Cara Prifti, ISKK
