U lind në Bytyç. Kreu shkollën e mesme pedagogjike dhe nisi punë si mësuese në vendlindje. Më vonë u emërua drejtoreshë e shkollës së fshatit Zogaj.

U arrestua në gusht të vitit 1974.Shkak ishte bërë refuzimi që Rukia u kishte bërë vardisjeve tëvazhdueshme të operativit të zonës. Ai u hakmor duke përgatitur arrestimin e Rukies.

U akuzua për agjitacion dhe propagandë dhe se kishte ndër mend të arratisej në Kosovë, se pëlqente autorët dhe këngëtarët kosovarë etj. Këto informacione servireshin nga dikush i cili pohonte se kishte pasur marrëdhënie intime me të dhe ajo kishte abortuar një fëmijë. Rukia i mohoi akuzat dhe kërkoi t'i bëhej ekspertiza e virgjërisë që e nxori të virgjër. Për këtë arsye, dëshmitari u arrestua në sallën e gjyqit për dëshmi të rëndë e megjithatë akuzat e tij për qëndrimet dhe fjalët e Rukies, u morën për bazë për ta dënuar me 5 vjet heqje lirie, 25-vjeçaren. Pas 13 muajsh në birucat e hetuesisë në Bajram Curri, Rukia plotësoi dënimin në burgjet e grave.

Nga viti 1995 jeton në Belgjikë ku jep mësim në gjuhën shqipe.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.