| Rrok Gurashi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rrok Gurashi |
| Atësia: | Padër |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 26/11/1918 |
| Datë Vdekja: | 1965 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Postribës, gjyqi i parë |
| Zhdukja | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në kryengritjen e Postribës" |
Lindi në Shkodër më 26.11.1918. Kreu kolegjin franceskan në Shkodër, mandej studimet e larta për filozafi e teologji në Austri. Shërben si famullitar në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Mbledhës i folklorit. Arrestohet nga regjimi komunist në vitin 1946 i akuzuar për "pjesëmarrje në kryengritjen e Postribës" dhe lirohet në vitin 1948. Arrestohet sërish në vitin 1956 dhe dënohet nga gjykata ushtarake me vdekje me akuzën për tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë. Dënimi i kthehet me burgim të përjetshëm. Vdes në burgun e Burrelit në vitin 1965.
Burimi: P.Pepa, Lavdia dhe tragjedia e Klerit, 200
