Po kryente shërbimin ushtarak në Gjirokastër, kur e arrestuan. Arsyet e vërteta kishin të bënin me faktin se ishte nip i Musa Jukës, vinte nga një familje e pasur e Shkodrës, një pjesë e anëtarëve të së cilës u dënuan me burgje e internime. Gjithashtu, sipas shokëve të gjimnazit, Ahmet Haxhia e Naim Gjylbegu, arsye mund të ishte edhe fakti që Rifati kishte dijeni për ngjarjet e luftës. Ai kishte vënë në dispozocion të forcave çlirimtare bodrumin e hotelit të familjes ku ishte vendosur shaptilografi dhe e dinte kush kishte kontribuar me të vërtetë dhe kush po merrte meritat kot.

Në janar 1945, gjykata e dënoi me 5 vjet heqje lirie sikur kishte dashur të arratisej. Rifat Juka kishte thënë në gjyq: "Po të doja të arratisesha do ta bajshe nga Shkodra e nuk kisha nevojë të arratisesha nga Gjirokastra. Ju bani çfarë keni në mend me ba paraprakisht sipas vendimit që keni marrë para se me ba gjyqin”.

Drejtor i burgut ishte një bashkëmoshatar i gjimnazit të Shkodrës. Në mes të vitit ‘49 akordohet një amnisti dhe ai vendos emrin e Jukës. Lirohet nga burgu. Shkon në Lezhë e fillon punë arsimtar pasi në dosje drejtori nuk shënoi se kishte qenë në burg. Ndërsa ishte i burgosur, në Shkodër u shtetëzuan dhe shembën gjithë pasuritë, prindërit ia futën në një bodrum, vëllain ia arrestuan me rastin e Lëvizjes së Postribës.

Mbaroi me korrespondencë Institutin Pedagogjik për matematikë-fizikë. Nga Lezha shkoi në Mirditë e qëndroi aty deri më 1979 dhe punoi arsimtar fshatrave të Mirditës dhe në Rrëshen deri sa doli nëe pension. Vdiq 60 vjeç, nga ftohjet e vazhdueshme që merrte nga klima e vështirë dhe ecjet në këmbë rrugëve të fshatrave të Mirditës.

La tri vajza nga martesa e tij.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.