| Ridvan Mema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ridvan Mema |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Vendbanimi: | Shtermen |
| Datëlindja: | 10/2/1958 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 14/2/1968 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 10 shkurt 1958. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 19, datë 10 shkurt 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi Elbasan në Shtermen (Elbasan), prej 14 shkurtit të vitit 1968 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 278
