| Reshat Ago | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Reshat Ago |
| Atësia: | Ramadan |
| Vendlindja: | Berat |
| Datëlindja: | 15/5/1912 |
| Profesioni: | Mësues |
| Datë Vdekja: | 18/8/1967 |
| Vënd Vdekja: | Elbasan |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 28/8/1961 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 1967 |
| Vendi Ekzekutimit: | Kampi i punës së detyruar në Elbasan |
Lindi më 15 maj të vitit 1912, në Berat. Më 28 gusht 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e tentativës së arratisjes nga vendndalimi", dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë. U vra më 1967, në kampin e punës së detyruar në Elbasan.
Sipas dëshmisë së Uran Kalakullës, që ndodhej i burgosur në Repartin nr.303 me të, Reshat Ago shkoi drejt telave të rrethimit me qëllim për t'u vrarë. Sipas komunikatës ditore të Ministrisë së Punëve të Brendshme "roja i bëri thirrje për të ndaluar", por ai nuk u bind dhe vazhdoi të ngjitej në shkallët e mbështetura në telin e rrethimit.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 506
