Ramazan Veli ishte djali i madh i Ali Velit, një tregtari të suksesshëm të qytetit të Durrësit. Ramazan studioi në universitetin e Liezhit në Belgjikë në degën e Ekonomisë. Për shkak të luftës së parë botërore ndërpreu studimet dhe u kthye në atdhe ku dha kontributin e tij në ngritjen e veprimtarisë tregtare të familjes. Familja e Ali Velit nga vitet 1925-1943, ishte aktive në marrëdhëniet tregtare me Italinë, Maltën, Turqinë, Egjiptin etj.. Zenitin ekonomik e arriti pasi bleu në vitin 1933 në Itali anijen veliere 250-tonëshe, duke u bërë kështu një ndër të parët “Armatore” në Shqipëri. Anija u quajt “Vllazën Veli” dhe pas ardhjes së komunizmit në pushtet, u konfiskua dhe u vu në punë nga shteti nën emrin “Kurveleshi”. Ramazan Veli u martua me Dilfiruze Jellën, vajzën e vetme të Ramazan Jellës, vëlla i Rexhep Jellës dhe viktimë e diktaturës. Vuajti persekutimin komunist dhe u burgos për një periudhë 2-vjeçare. Pronat iu konfiskuan dhe rriti në skamje 7 femijë, në bodrumin e shtëpisë së gruas në Durrës. Vdiq në vitin 1988.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.