| Ramazan Tabaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ramazan Tabaku |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datë Vdekja: | 1982 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1947 |
| Dënimi: | 25 vite Burg |
| Data e Lirimit: | 1962 |
Lindur në Tiranë me banim në Durrës. Ramazan Tabaku ka qenë një nga themeluesit e çetës së Pezës. Në vitin 1947, arrestohet me të ashtuquajturin Grupi i Deputetëve. Pas një periudhe të gjatë hetuesie tepër të vështirë, doli në gjyq me Grupin e Deputetëve dhe fillimisht e dënuan me pushkatim, por më pas ia falën jetën meqë ishte vëlla dëshmori dhe e dënuan me 25 vjet burg. U lirua më 1962. Vdiq më 1982.
Burimi: https://kujto.al/drita-tabaku-kur-degjova-artopolantin-komunist-shpallej-denimi-me-pushkatim-i-tim-eti/
