U lind në vitin 1920 në Krajë. Shtetas jugosllav. U arrestua më 8.3.1947 për për përfshirje në kryengritjen e Postribës. U gjykua me një grup të përbërë nga 8 persona në një nga proceset e shumta të zhvilluara për këtë ngjarje, veç atij të parit.

Sipas akuzës, të gjithë të pandehurit kishin bërë mbledhje e përgatitje për kryengritjen e 9 shtatorit 1946 për të sulmuar Shkodrën, por lajmi nuk u kishte erdhur në kohën e duhur.

Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.504, datë 22.12.1947, e dënoi me 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.