| Rrahim Oshafi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rrahim Oshafi |
| Atësia: | Telha |
| Vendlindja: | Bllacë, Pogradec |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 17 |
| Data e Vendimit: | 3/4/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Pogradecit |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | Agjitacion e propagandë kundër shtetit |
| Dënimi: | 13 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 43 |
| Data e Vendimit: | 20/9/1979 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Mirditës |
Lindi në vitin 1920, në Bllacë të Pogradecit. Me vendim nr. 17, datë 3 prill 1973, Gjykata e Rrethit të Pogradecit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie si dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë. Kur ishte duke vuajtur dënimin në Spaç dhe i kishin mbetur edhe 3 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë nga dënimi i mëparshëm, arrestohet përsëri. Me vendim nr. 43, datë 20 shtator 1979, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe, pas bashkimit të dënimeve, e dënoi me 13 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë. U lirua më 20.11.1989 nga Reparti nr.303 Spaç me dekretin nr.7338, datë 13.11.1989 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
