| Qirjako Dilo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qirjako Dilo |
| Atësia: | Ilia |
| Vendlindja: | Sheper |
| Vendbanimi: | Gjirokaster |
| Datëlindja: | 1902 |
| Datë Vdekja: | 10/1976 |
Hapi të parën shkollë shqipe ne Nivan, më 1917, kur qe 15 vjeç, i angazhuar nga i ati, mësuesi Ilia Dilo dhe më pas drejtoi shkollën e Poliçanit ku jepte mësimin e shqipes. Vazhdoi studimet në Bari (Itali) për Hipotekat, punoi si gazetar dhe më pas si drejtor drejtorie në Ministrinë e Financave. U shkarkua nga detyra në nëntor 1944, kur komunistët morën pushtetin.
Më pas, u dëbua familjarisht nga Tirana.
Burimi: Illyria, New York, 1977, sjellë në shqip nga Eduard Dilo
