Nacionalist.Lindi në Matogjin (Smokthinë) të Vlorës, më 1907. Mësimet e para i mori në shkollën e vendlindjes. Më vonë kreu edhe një arsim plotësues në Shkodër, ku u emërua dhe doganier. Mori pjesë aktive në zhvillimet politike dhe shoqërore të pas viteve ’30-të. Ishte nga të parët që u rreshtua në rezistencën antifashiste, një nga aktivistët e shquar të çështjes kombëtare dhe njëkohësisht antikomunist i vendosur. U zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist. U rreshtua me forcat e Ballit Kombëtar dhe u caktua si komandant i një çete nacionaliste. Në krye të kësaj çete, ai mori pjesë në luftimet e përbashkëta me partizanët kundër italianëve e, më vonë, dhe kundër gjermanëve, në Luftën e Gjormit (28. 12.  1942-02. 01. 1943), në betejat e Dukatit, Qafë Dushkut, Vajzës, Llogarasë, Sevasterit, Selenicës, Mallakastrës etj. U arrestua më 25 maj të viti 1945 dhe u gjykua para një turme histerike, që kërkonte pushkatimin e tij, por mbrojtja që i bëri populli e shpëtoi, dhe iu fal jeta nga Gjykata e Lartë. Vdiq në burgun e Burrelit, më 18 tetor të vitit 1952, një ditë përpara se të lirohej nga burgu. E varrosi miku i tij Sadik Bora, anëtar i qarkorit të Ballit Kombëtar të Vlorës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 424
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.