| Qemal Jazexhiu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qemal Jazexhiu |
| Atësia: | Myslim |
| Vendlindja: | Vërlen, Bilisht |
| Datëlindja: | 1902 |
Lindi më 1902, në Vërlen, Bilisht. Më 17 shtator 1952, me vendim nr. 17, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për "bashkëpunim me bandat e armatosura", me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet dhe konfiskim pasurie; për "dhënie informatash" me 8 vjet burg; për "agjitacion e propagandë" me 7 vjet burg; përfundimisht është dënuar me 15 vjet burg, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Ndërroi jetë në burgun e Vlores.
Burimi: F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 381-382
