| Qemal Hodaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qemal Hodaj |
| Vendlindja: | Drizar, Fier |
| Datëlindja: | 1912 |
| Profesioni: | Oficer |
| Datë Vdekja: | 22/9/1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Armik i popullit, duke qene pjesëtar i Organizatës së Ballit Kombëtar, ka qenë oficer karriere dhe ka bërë agjitacion e propagandë" |
| Data Ekzekutimit: | 1945 |
Lindi më 1912, në Drizar, Fier. Ka qenë oficer karriere dhe ka mbaruar studimet e larta në Bolonjë për Akademi Ushtarake.
Është pushkatuar më 1945. Më 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e dënoi si «armik i popullit, duke qene pjesëtar i Organizatës së Ballit Kombëtar, ka qenë oficer karriere dhe ka bërë agjitacion e propagandë», me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 230.
