| Qemal Elezi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Qemal Elezi |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1932 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1951 |
| Akuza: | "Anëtar i grupit të studentëve antikomunist,agjitacion dhe propagande " |
| Dënimi: | 10 vjet, Burg |
| Vendimi: | Nr. 68 |
| Data e Vendimit: | 10/7/1951 |
| Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
Lindi më 1932, në Shkodër. U arrestua më 1951 dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie, si anëtar i grupit të studentëve antikomunistë të Gjimnazit të Shkodrës. Më 10 korrik 1951, me vendim nr. 68, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e dënoi me dhjetë vjet burg "se ka agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor", duke bërë mbledhje të ndryshme që janë organizuar me shokët e tij.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 7, Fl. 40-41.
